Juventusi ka bërë publike përbërjen e plotë të ekipit që do të udhëtojë drejt Hong Kongut për të zhvilluar fazën përgatitore.
Mes emrave të grumbulluar nga trajneri Luciano Spalletti është edhe sulmuesi shqiptar Arman Durmishi, përveç pjesës tjetër të ekipit të parë.
Të lidhura
None found
Futbollisti, i cili përfaqëson Shqipërinë U19, ishte thirrur fillimisht nga “Zonja e Vjetër” vetëm për të plotësuar numrin e lojtarëve. Megjithatë, paraqitjet e tij në stërvitje duket se kanë bindur teknikun italian, i cili tani dëshiron ta vëzhgojë më gjatë.
Emri i Durmishit figuron në listën e plotë të skuadrës, ku përfshihet edhe Edon Zhegrova. Gjithashtu, sulmuesi shqiptar është promovuar në ekipin U23.
Lista e plotë:
Për Durmishin, kjo përbën një arritje të rëndësishme. Ai ka spikatur edhe me grupmoshat e Shqipërisë dhe shihet si një prej lojtarëve që së shpejti mund të fitojë një vend në ekipin A.
