Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua në Prishtinë me Zijadin Selën, kryetar i partisë Lidhja Shqiptare dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Të lidhura
None found
Gjatë pritjes, Kurti i uroi mirëseardhjen në Prishtinë dhe e falënderoi Selën për vizitën.
Biseda u përqendrua te zhvillimet e fundit në Kosovë, veçanërisht te përgatitjet për konstituimin e legjislaturës së njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës, krijimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit ose presidentes.

Palët diskutuan gjithashtu për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, si dhe për projektet kryesore infrastrukturore që lidhin dy shtetet, përfshirë rrugën Prizren – Tetovë dhe aksin Bllacë – Shkup.
