Me barrë nuk ngel/ Kryemadhi ironizon deklaratat e Berishës për “mini-maternitetin”: Mund të ketë edhe të vërtetë

Ish-deputetja Monika Kryemadhi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), në kuadër të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Pas përfundimit të paraqitjes, ajo foli për mediat dhe komentoi deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kishte hedhur dyshime se zyrtare apo ish-zyrtare të qeverisë mund të përdorin shtatzëninë për t’iu shmangur masave të arrestit.

Kryemadhi iu përgjigj me ironi dhe humor, duke deklaruar se në rastin e saj një mundësi e tillë nuk ekziston. Ajo tha se, nëse situata vijon në këtë mënyrë, duket sikur po krijohet një “mini-maternitet”, pasi shtatzënia mund të përdoret si mënyrë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Të lidhura

None found

“Me barrë nuk ngel!”, u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se fjalët e Berishës mund të jenë njëkohësisht thashetheme, por edhe të bazuara në të vërtetën.

“Unë ju garantoj se me barrë nuk ngel. Këtë e them. Sigurisht që njerëzit, për të gjetur mënyra dhe rrugë të ndryshme procedurale, mund të jenë thashetheme, por edhe të vërteta. Sa herë vjen në jetë një foshnjë, është një gjë e mirë. Ndoshta, duke ditur që po shpopullojnë Shqipërinë, po ngrenë një mini-maternitet”, deklaroi ajo.


Shtuar 3.08.2026 13:19

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio