Pasuritë e shqiptarëve u kthyen në jahte e avionë/ Berisha kërkon të zbardhet nëse kështjella në Francë i përket Ermal Beqirajt apo Edi dhe Olsi Ramës

Gjatë një deklarate për mediat, jashtë ambienteve të SPAK-ut, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi arrestimin në Francë të Ermal Beqirajt dhe pasuritë e sekuestruara apo të evidentuara atje, mes të cilave përmendet edhe një kështjellë.

Berisha ngriti dyshime se pasuritë luksoze, të cilat sipas tij janë krijuar me paratë e rrogave dhe pensioneve të shqiptarëve, mund të lidhen me njerëz pranë pushtetit.

Të lidhura

None found

Ai deklaroi se kryeministri Edi Rama, nuk do të pranonte persona të tjerë me kështjella në rrethin e tij.

Sipas Berishës, hetimi duhet të përcaktojë nëse kështjella është në pronësi të Ermal Beqirajt apo të Edi dhe Olsi Ramës. “Ai kishte kështjellë, jahte e avionë. Rrogat dhe pensionet e shqiptarëve janë vjedhur dhe shndërruar në pasuri përrallore nga Ermal Beqiri.

Megjithatë, hetimet do të tregojnë se kështjella mund të jetë e Edi Ramës, sepse ai nuk do të toleronte në rrethin e tij kështjellarë të tjerë përveç vetes”, u shpreh ai.


Shtuar 3.08.2026 10:58

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio