Nedim Bajrami, mesfushori i përfaqësueses shqiptare, pritet të lërë pas dy vitesh Skocinë. Sipas raportimeve më të reja të gazetarit italian Nico Schira, 27-vjeçari është shumë afër kalimit te Al Taawon në ligën saudite, duke mbyllur kështu eksperiencën me Rangers.
Për lojtarin është gati një kontratë 3-vjeçare, e cila i garanton 3 milionë euro në sezon. Mungesa e minutave në kampionatin skocez dhe fakti që trajneri e kishte lënë praktikisht jashtë planeve, u bënë shkak për këtë vendim të papritur të Bajramit.
Të lidhura
None found
