Mucunski: Negociatat për zhbllokimin e integrimit evropian të Maqedonisë po zhvillohen në heshtje

Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, deklaroi se po zhvillohen bisedime “nën radar” për zhbllokimin e rrugës evropiane të Maqedonisë. Ai theksoi se detajet nuk mund të bëhen publike, pasi një veprim i tillë do t’i rrezikonte negociatat dhe do t’i çonte drejt dështimit.

Të lidhura

None found

Mucunski tha për AIM-n se qeveria aktuale ndryshon nga kabinetet e mëparshme, pasi nuk pranon të bëjë lëshime për çështjet e identitetit, historisë, gjuhës dhe kulturës. Sipas tij, qytetarët duhet të jenë të bindur se qeveria e di qartë se nga e ka marrë legjitimitetin, respekton qëndrimin e tyre dhe ka përcaktuar vija të kuqe, si edhe çështje për të cilat nuk është e gatshme të negociojë.

“Ne po punojmë për një zgjidhje, por jo për një zgjidhje me çdo kusht. Nuk duam një marrëveshje që nuk do të jetë e qëndrueshme dhe që do të krijojë rrezikun që të rikthehemi sërish në situatën ku ndodhemi tani”, u shpreh ministri.

Ai vlerësoi se për këtë çështje nevojitet konsensus politik, ndërsa akuzoi opozitën për gabimet e së kaluarës dhe për “mungesë kapaciteti për të kuptuar pasojat e vendimeve të marra në vitet 2021 dhe 2022”.

“Pothuajse saktësisht pesë vjet më parë, më 29 korrik 2021, në Kuvend arritëm një konsensus politik përmes një rezolute mbi qëndrimet shtetërore që lidheshin me interesin kombëtar. Ajo përfshinte çështje identitare, historike dhe të tjera. Rezoluta u miratua pothuajse me konsensus, por qeveria e atëhershme e BDI-së dhe LSDM-së e shkeli atë marrëveshje brenda pak muajsh”, tha Mucunski.

Ai shtoi se, nëse pyetet për nevojën e një konsensusi politik, përgjigjja e tij është pa dilemë pozitive.

Sipas ministrit, megjithatë, opozita duhet fillimisht të përballet me realitetin. Ai tha se vetëkënaqësia dhe pamundësia për të parashikuar pasojat e gjera të zhvillimeve të viteve 2021 dhe 2022 e kanë sjellë vendin në situatën aktuale.

“Opozita ka të drejtë legjitime të kritikojë dhe të mbajë qëndrim për thuajse çdo çështje. Ky është edhe roli i saj në një demokraci parlamentare: të kritikojë dhe të japë kontribut”, përfundoi Mucunski./Telegrafi/


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio