Pamje tronditëse nga Megara/ Tre kuaj përpiqen të shpëtojnë mes flakëve në Greqi

Situata në frontin e zjarrit në Megara vijon të jetë alarmante, ndërsa flakët po përhapen në zonën e Kandilit dhe në drejtim të Agia Skepit, në Greqi.

Të lidhura

None found

Kamerat kanë regjistruar një skenë dramatike, ku tre kuaj, dy të rritur dhe një më i vogël, shfaqen duke vrapuar të frikësuar mes tymit dhe flakëve. Kafshët lëviznin me panik, teksa përpiqeshin t’i largoheshin zjarrit që po afrohej me shpejtësi.

Përballë zjarrit të fuqishëm në Megara është angazhuar një numër i madh forcash zjarrfikëse. Ekipet po përqendrojnë ndërhyrjen në zonat Agios Nektarios dhe Kandili, me synimin për të ndalur përparimin e flakëve drejt poligonit të qitjes dhe zonave të tjera të banuara.

Rreziku i përhapjes së zjarrit ka detyruar autoritetet t’u kërkojnë banorëve të Skepit, Kandilit dhe Botsikës të evakuohen. Njoftimi u dërgua përmes sistemit të emergjencës 112, ndërsa drejtimi i përcaktuar për largimin ishte Nea Peramos.

Zjarri mbetet aktiv dhe ekipet në terren po vijojnë betejën për të kufizuar dëmet, si dhe për të garantuar sigurinë e banorëve dhe mbrojtjen e pronave.


Shtuar 3.08.2026 09:04

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio