Lexus po e shtrin veprimtarinë përtej tregut të veturave premium, duke prezantuar në Japoni shërbimin ekskluziv të fluturimeve me helikopter, të quajtur “Lexus Flight”.
Të lidhura
None found
Nisma do të nisë më 24 gusht në partneritet me Aero Toyota dhe do të krijojë lidhje mes qyteteve dhe destinacioneve turistike. Klientët do të mund ta ndërthurin fluturimin edhe me jahtin luksoz LY680, për një udhëtim të vazhdueshëm në tokë, ajër dhe det, vetëm përmes produkteve të Lexus.
Shërbimi mbështetet te një helikopter i përshtatur posaçërisht, i zhvilluar mbi bazën e modelit italian Leonardo AW169.
Mjeti fluturues përdor dy motorë Pratt & Whitney Canada PW210A1, mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 267 km/h dhe ofron autonomi fluturimi deri në 785 kilometra.
Brendësia luksoze, e konceptuar nën frymëzimin e SUV-ve premium të Lexus, ka kapacitet për deri në shtatë pasagjerë.
Në kabinë janë përfshirë lidhja Wi-Fi, kamerat e jashtme që transmetojnë pamje drejtpërdrejt, sistemi për gjurmimin e fluturimit dhe një tablet nga i cili kontrollohen ndriçimi, temperatura dhe pajisjet argëtuese.
Në fazën e tanishme, “Lexus Flight” do të ofrohet vetëm në Japoni. Lexus ende nuk ka bërë të ditur nëse shërbimi do të zgjerohet në tregje të tjera, ndërsa nuk janë publikuar as tarifat e fluturimeve.
