Mbyllet gara për Prokuror të Përgjithshëm, KLP nis verifikimin e kandidaturave, ja cilët janë katër emrat zyrtarë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur procedurat për verifikimin e kandidatëve që kanë shprehur interes për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pas përfundimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave. Sipas procedurave, KLP ka në dispozicion 45 ditë për të shqyrtuar dokumentacionin dhe për të verifikuar nëse kandidatët plotësojnë kriteret ligjore për të vijuar garën.

Afati për dorëzimin e aplikimeve përfundoi më 1 gusht në mesnatë dhe deri në këtë datë, katër prokurorë kanë depozituar zyrtarisht interesin e tyre për këtë pozicion. Në garë janë: Adnan Xholi, prokuror në SPAK; Rovena Zoto, prokurore në Prokurorinë e Tiranës; Ylli Pjetërnikaj, prokuror dhe Fatjona Memçaj, prokurore.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, pritet të konfirmohet nëse kandidatë të tjerë kanë dërguar dokumentacionin në ditët e fundit përmes postës. Pas fazës së parë, KLP dhe komisioni përgjegjës do të nisë verifikimet pranë institucioneve përkatëse, përfshirë kontrollin e pasurisë, administratën tatimore e doganore, Byronë Kombëtare të Hetimit, institucionet informative, si dhe organet disiplinore.

Vetëm kandidatët që do të kalojnë procesin e verifikimit do të vijojnë më tej me seancat dëgjimore. Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm u hap pasi në muajin dhjetor përfundon mandati i kreut aktual të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela.


Shtuar 2.08.2026 21:50

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio