Zjarre të fuqishme vazhdojnë të përfshijnë disa rajone të Greqisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe duke vështirësuar përpjekjet e autoriteteve për menaxhimin e situatës.
Të lidhura
None found
Pavarësisht përmasave të rënda të emergjencës dhe evakuimit të mijëra banorëve, deri në këtë fazë nuk është regjistruar asnjë humbje jete në radhët e popullsisë civile.
Ndërkohë, bilanci është tragjik për forcat e angazhuara drejtpërdrejt në përballjen me flakët. Gjatë operacioneve të zhvilluara ditët e fundit për shuarjen e zjarreve kanë humbur jetën tre zjarrfikës.
Numri i viktimave u rëndua më tej pak orë më parë, pasi dy pilotë të helikopterëve zjarrfikës vdiqën nga përplasja e mjeteve ajrore gjatë një operacioni kundër flakëve.
Përpjekjet e autoriteteve greke për të kontrolluar vatrat aktive po vijojnë, por temperaturat e larta dhe kushtet e pafavorshme atmosferike po ndihmojnë ende përhapjen e zjarreve.
Ekipet e emergjencës po punojnë pandërprerë për mbrojtjen e zonave të banuara dhe parandalimin e viktimave të tjera, ndërsa situata po mbahet vazhdimisht nën vëzhgim.
