Pas fëmijës 10 vjeç, një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme, këtë herë në “Rrugën e Durrësit”, në Tiranë.
Në aksident janë përfshirë një motor që shpërndan pica dhe një taksi.
Nuk dihet nëse ka të plagosur, por duket se dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.