Ozkan Ulutash shpjegon situatën e sigurisë në Kosovë, mënyrën e mbrojtjes dhe kontaktet e KFOR-it me Serbinë

Gjeneralmajori turk Ozgan Ulutash, komandant i KFOR-it, e ka përshkruar si të qetë gjendjen e sigurisë në Kosovë. Sipas tij, pas sulmeve ndaj ushtarëve të NATO-s në veri në maj të vitit 2023 dhe rastit në Banjskë, nuk janë regjistruar incidente me përmasa ose intensitet të ngjashëm.

Të lidhura

None found

Megjithatë, në përgjigjet me shkrim për KosovaPress, Ulutash ka pranuar se vazhdojnë të mbeten disa çështje të pazgjidhura, të cilat mund të ndikojnë në siguri dhe për këtë arsye duhet të trajtohen.

Ai ka kujtuar se mandatin e parë në krye të KFOR-it e nisi në vitin 2023, pasi veriu i Kosovës ishte përballur më herët gjatë atij viti me incidente serioze sigurie, përfshirë sulmet e pajustifikueshme dhe të papranueshme ndaj paqeruajtësve në Zveçan. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, KFOR-i mori përforcimin më të madh në më shumë se një dekadë, përmes dislokimit të afro një mijë trupave shtesë.

Ulutash ka theksuar se prej atëherë nuk ka pasur përsëritje të incidenteve me shkallë apo intensitet të tillë. Pavarësisht kësaj, KFOR-i vazhdon të jetë vigjilent, duke ruajtur një prani të dukshme dhe fleksibile në të gjithë Kosovën. Misioni, sipas tij, përcjell nga afër çdo zhvillim relevant që mund të ndikojë në sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit, ndërsa mbetet tërësisht i përqendruar në zbatimin e mandatit që buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999.

Me stabilizimin e gjendjes së sigurisë, NATO-ja do ta optimizojë praninë e KFOR-it në Kosovë dhe gjatë vitit të ardhshëm do ta përshtatë gradualisht nivelin aktual të forcave. Komandanti ka sqaruar se ky proces do të kryhet hap pas hapi dhe në varësi të kushteve në terren, ndërsa mund të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë një gjë të tillë. Ai ka shtuar se, që nga viti 1999, prania e KFOR-it është përshtatur vazhdimisht, në mënyrë që misioni të ruajë aftësinë për ta kryer detyrën dhe për t’iu përgjigjur ndryshimeve në situatën e sigurisë.

Sipas komandantit të forcave të NATO-s në Kosovë, KFOR-i ka identifikuar dy zhvillime veçanërisht shqetësuese për sigurinë: retorikën nxitëse dhe përdorimin e vazhdueshëm të dezinformatave. Për trajtimin e tyre, ai vlerëson se nevojitet edhe veprim politik.

Ulutash ka deklaruar se këto dukuri mund të ndikojnë në mjedisin e sigurisë, ndaj KFOR-i mbetet vigjilent dhe i pozicionuar mirë në mbarë Kosovën. Ai ka siguruar se misioni do të vazhdojë t’i kryejë detyrat për të cilat është mandatuar, por ka nënvizuar se siguria e qëndrueshme arrihet përmes rrugës politike dhe jo asaj ushtarake.

Për këtë arsye, KFOR-i do ta vazhdojë rolin e vet brenda angazhimit më të gjerë të NATO-s për të mbështetur përparimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Sipas Ulutashit, ky dialog përbën kornizën ku duhet të trajtohen të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe të gjenden zgjidhje që i respektojnë plotësisht të drejtat e të gjitha komuniteteve.

Edhe situatën në veri të Kosovës, komandanti i KFOR-it e ka cilësuar aktualisht të qetë. Ai ka shpjeguar se misioni ruan atje një prani të rregullt, të dukshme dhe fleksibile, përmes patrullimeve, pikave të vrojtimit dhe kontakteve me të gjitha komunitetet lokale.

Kjo mënyrë veprimi, e ndërthurur me koordinimin dhe komunikimin e afërt me Policinë e Kosovës, EULEX-in dhe Forcat e Armatosura të Serbisë, i mundëson KFOR-it të ketë një pasqyrë të plotë të gjendjes. Sipas tij, kjo gjithashtu e mban misionin të gatshëm për të reaguar me efikasitet ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë.

Gjenerali turk e drejton KFOR-in për herë të dytë që nga tetori i vitit të kaluar, ndërsa mandati i tij i parë zgjati nga tetori 2023 deri në tetor 2024. Në intervistë, ai është pyetur edhe për vizitat në Beograd dhe temat që diskuton me udhëheqjen ushtarake serbe.

Ulutash ka thënë se KFOR-i zhvillon komunikim të rregullt dhe transparent me Forcat e Armatosura të Serbisë në të gjitha nivelet. Gjatë vizitës së fundit në Beograd, ai është takuar me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Mojsiloviq. Ky ishte takimi i pestë mes tyre.

Komandanti i KFOR-it e ka vlerësuar lart bashkëpunimin e ndërtuar ndër vite me gjeneralmajorin Mojsiloviq. Sipas tij, ky bashkëpunim ka dhënë ndihmesë në disa drejtime, duke rritur transparencën dhe besimin e ndërsjellë, si dhe duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Duke iu përgjigjur kritikëve në Kosovë, të cilët pretendojnë se KFOR-i ndonjëherë tregon më shumë mirëkuptim për shqetësimet e Beogradit sesa për ato të Prishtinës, Ulutash ka thënë se paanshmëria përbën bazën e punës së misionit.

Ai ka theksuar se mandati i KFOR-it është i qartë dhe synon të kontribuojë në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Sipas tij, të gjitha aktivitetet e përditshme të misionit udhëhiqen nga ky mandat, ndërsa siguria afatgjatë mund të ekzistojë vetëm nëse të gjitha komunitetet ndiejnë se përfitojnë prej saj.

Ulutash ka deklaruar se KFOR-i vazhdon ta zbatojë plotësisht dhe paanshmërisht misionin e mandatuar nga OKB-ja. Ai ka shtuar se paanshmëria ka qenë gjithmonë themeli i veprimtarisë së KFOR-it dhe do të vijojë të drejtojë punën e përditshme të misionit paqeruajtës, përfshirë takimet e tij të rregullta me të gjithë bashkëbiseduesit.

Në mesin e këtyre kontakteve janë edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Ulutash ka përmendur se së fundmi është takuar me zotin Kurti, me të cilin ka shkëmbyer pikëpamje për një sërë çështjesh dhe për kontributin e vazhdueshëm të KFOR-it në stabilitetin rajonal.


Shtuar 2.08.2026 10:48

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort