Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e lidhur në kuadër të programit të Financimit të Jashtëm Ushtarak (Foreign Military Financing – FMF) për sektorin e mbrojtjes.
Përmes kësaj marrëveshjeje synohet financimi i forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë, si dhe thellimi i partneritetit strategjik me SHBA-në në fushën e sigurisë. Dokumenti është ratifikuar nga Kuvendi përmes ligjit nr. 91/2026.
Të lidhura
None found
Dekreti i firmosur më 30 korrik 2026 shpall ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”.

Njëkohësisht, kreu i shtetit ka miratuar edhe hyrjen e menjëhershme në fuqi të këtij ligji.
Huatë e akorduara përmes programit FMF do të përdoren për modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Shqipërisë dhe për përmirësimin e ndërveprimit me strukturat e sigurisë së aleancës euroatlantike.
