Porositë për automjetet Ferrari vazhdojnë të jenë në nivele shumë të larta, pavarësisht diskutimeve që kanë shoqëruar modelin e ri Luce.
Të lidhura
None found
Prodhuesi italian bën të ditur se kapacitetet e porosive për vitin 2027 janë plotësuar tashmë. Si pasojë, blerësit e rinj nuk pritet t’i marrin veturat e tyre përpara vitit 2028.
Sipas Ferrarit, interesi i fortë vjen nga të gjitha tregjet. Zgjerimi i ofertës po mbështetet edhe nga modelet e reja Amalfi, Luce dhe 12Cilindri Manuale.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, kompania dorëzoi 6,802 automjete, një shifër pak më e ulët krahasuar me një vit më parë. Nga këto, 70% ishin modele me motor me djegie të brendshme, ndërsa 30% ishin hibride.
CEO-ja Benedetto Vigna ka deklaruar se Ferrari zotëron tani “gamën më të plotë në histori”. Kompania vijon strategjinë e ruajtjes së ekskluzivitetit përmes kufizimit të prodhimit, duke mbështetur njëkohësisht kërkesën e lartë.
