Brenda 24 orëve arrestohen 18 shoferë për drejtim të papërgjegjshëm

Në 24 orët e fundit, policia ka privuar nga liria 18 drejtues automjetesh në mbarë territorin e shtetit për drejtim të papërgjegjshëm, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.

Të lidhura

None found

Nga numri i përgjithshëm i të arrestuarve, 17 persona u kapën duke drejtuar automjete pa patentë shoferi. Pesë raste u regjistruan në Shkup, tre në Prilep, kurse nga një në Manastir, Koçan, Dellçevë, Kërçovë, Vallandovë, Gjevgjeli, Veles, Negotinë dhe në zonën e Tetovës.

Po ashtu, në pranga përfundoi një shofer nga fshati Dulica, në komunën e Makedonska Kamenicës. Ai drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktoi një aksident trafiku që përfundoi me dëme materiale.

MPB-ja njoftoi se, pasi secili rast të dokumentohet plotësisht, do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale.

Ministria u bëri sërish thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të zbatojnë rregullat dhe dispozitat rrugore. Qytetarëve u kërkohet të mos drejtojnë automjet pa e kaluar provimin për patentë shoferi, gjatë kohës kur ndaj tyre është në fuqi ndalesa për drejtim apo kur ndodhen nën ndikimin e alkoolit, me synim rritjen e sigurisë në trafik.


Shtuar 1.08.2026 16:13

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort