Salianji denoncon tenderin për avionët zjarrfikës: U zgjodh oferta 2.7 milionë euro më e shtrenjtë, SPAK të nisë hetimet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës për keqpërdorim të parave publike, ndërsa ka ngritur dyshime për mënyrën se si Ministria e Mbrojtjes zhvilloi tenderin për blerjen e avionëve zjarrfikës.

Sipas Salianjit, pikëpyetjet mbi procedurën e përzgjedhjes së fituesit dalin nga një dokument i EFA Ventures, një prej grupeve më të mëdha në industrinë e mbrojtjes.

Të lidhura

None found

Ai thotë se kjo kompani paraqiti një ofertë për 3 avionë zjarrfikës Thrush 710P, të cilët përmbushnin plotësisht kërkesat dhe qëndronin brenda buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Megjithatë, pasi fillimisht ishte shpallur fituese, oferta u skualifikua dhe kontrata iu dha kompanisë Air Tractor SRL, me një vlerë 2.7 milionë euro më të lartë.

Ish-deputeti demokrat kërkoi që qytetarëve t’u shpjegohet përse tenderët fitohen vazhdimisht nga kompanitë që paraqesin ofertat më të shtrenjta.

Ai pyeti gjithashtu se ku ndodhen aktualisht avionët dhe nëse janë gati të përdoren për të ndihmuar gjatë situatave kritike.

Salianji kërkoi transparencë të plotë nga Ministria e Mbrojtjes dhe publikimin e çdo dokumenti që lidhet me këtë procedurë.

Ai ngriti pikëpyetje edhe për kompaninë fituese dhe problemet e saj me ligjin në vende të tjera të Bashkimit Europian.

Sipas tij, Shqipëria po trajtohet nga Rama si pronë personale, ku jepen favore me vlerë miliona euro, ndërkohë që qytetarët përballen çdo ditë me pasojat.

Salianji theksoi se, kur preket siguria kombëtare dhe vihet në rrezik mbrojtja efektive e jetës, pronës dhe pyjeve të Shqipërisë nga zjarret, procesi duhet të jetë tërësisht transparent dhe i kontrollueshëm.

Ai deklaroi se Ministria e Mbrojtjes ka detyrimin të vërë në dispozicion të publikut të gjithë dokumentacionin e tenderit dhe t’u japë shqiptarëve përgjigje të plota.

Në të njëjtën kohë, i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme, SPAK, të hetojë procedurën, të cilën e cilësoi si një proces që ngre dyshime për aferë korruptive.

Në reagimin e tij të plotë, Salianji deklaroi se qeveria e Edi Ramës nuk po heq dorë nga korrupsioni dhe abuzimi me fondet publike. Ai përsëriti se Ministria e Mbrojtjes shpalli fituese një kompani me ofertë 2.7 milionë euro më të lartë, ndërsa avionët vijojnë të mungojnë.


Shtuar 1.08.2026 15:47

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort