Real Madrid po humbet shërbimet e Vinicius. Mungesa e rinovimit ka bërë që përfaqësuesit e lojtarit të shikojnë për ekipin e ri. Nëse rinovimi nuk vjen brenda këtyre ditëve, duket e sigurt që Arsenali do ta afrojë në skuadër. Arsenali duhet të bindë Realin për shumën e transferimit, ndërsa madrilenët nuk duket se do të heqin dorë lehtë dhe pse rrezikojnë ta humbasin pa fituar asgjë në verën e ardhshme.
Fakt është se trajneri Arteta e vlerëson shumë tek Arsenali. Zërat po shtohen dhe ky padyshim do të ishte transferimi më i bujshëm në merkaton e verës.
Të lidhura
None found
Reali ndërkohë do të bënte pa një nga yjet e tij. Vinicius është në Madrid që nga viti 2018, kur kartoni i tij u ble në Brazil.
