Prindër të tre fëmijëve, çfarë ndodhi mes çiftit në Durrës që shtyu bashkëshortin t’i merrte jetën gruas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës ku një burrë ka vrarë me levë bashkëshorten e tij.

Viktima është identifikuar si shtetasja Hajdije Tosuni, 53 vjeç, ndërsa autori i krimit eshte bashkeshorti i saj, Rrushdi Tosuni, 63 vjeç.

Cifti i bashkeshorteve jane prinder te tre femijeve, qe tashme kane mbetur pa nene. CCifti kishin se bashku, nje dyqan metrazhesh, te sheshi “Azem Hajdari”.

Para se ta qëllonte dhe ta linte te vdekur bashkëshorten, mes tyre ka pasur nje konflikt, per arsye qe ende nuk behen te ditura.

Njoftimi i policisë Durrës/Informacion paraprak

Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka goditur me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.


Shtuar 26.02.2020 11:33