Kryebashkiaku socialist i Divjakës kundër bashkimit me Lushnjen: Ndihem i tradhtuar, do e mbrojmë Bashkinë tonë

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, ka kundërshtuar propozimin e bërë nga Partia Socialiste për Reformën Territoriale, sipas të cilit bashkia që ai drejton do t’i bashkohet Bashkisë së Lushnjës.

Gjatë protestës me qytetarë, kryebashkiaku socialist tha se lajmi për përfshirjen e Divjakës në listën e bashkive që do të shkrihen i ka ardhur si një “bombë”, duke u shprehur se ndihet i tradhtuar nga mënyra se si është bërë publik propozimi.

Të lidhura

None found

“Edhe unë, si qytetar, si ju, jam vërtetë i çuditur, edhe pse duhej të isha më në dijeni për shkak të pozicionit politik që kam. Por dhe mua më ra si bombë kur pashë atje dhe Bashkinë Divjakë”, tha Gorrea.

Gorrea tha se diskutimet për një reformë të re territoriale kanë qenë të hershme, por sipas tij, propozimi i bërë publik nuk përmbush kriteret e një reforme të mirëfilltë.

Sipas kryebashkiakut të Divjakës, një nga kriteret kryesore të përmendura në diskutimet për reformën ka qenë numri i popullsisë, ndërsa ai pretendon se bashkia që drejton nuk plotëson kriteret për t’u shkrirë.

“Parimi kryesor ishte numri i popullsisë dhe unë kam fjetur i qetë, pasi bashkia jonë ka 56 mijë banorë dhe në numrin rendor, në jemi 26. Pra, duhej të shkriheshin 27 bashki që të na vinte radha neve”, tha Gorrea.

Josif Gorrea: Ju falenderoj që jeni pjesë e këtij tubimi, për këtë lajm që na ra si bombë. Mendova se fjalën këtu do ta mbanin vetë ata, por të gjithë kanë të drejtën e vet të flasin siç e ndiejnë. Edhe unë, si qytetar, si ju, jam vërtetë i çuditur, edhe pse duhej të isha më në dijeni për shkak të pozicionit politik që kam. Por dhe mua më ra si bombë kur pashë atje dhe Bashkinë Divjakë, si një nga bashkitë që do t’i bashkohej.

Unë mendoj se këtu jemi për një qëllim dhe qëllimi i përbashkët është që ta mbrojmë bashkinë tonë, e cila është e popullit të jashtëzakonshëm, më punëtor të republikës. Vendi ku punohet 365 ditë të viti. Të them të vërtetën, ndihem i tradhtuar, sepse pa asnjë paralajmërim na vjen kjo bombë.

Në të vërtetë, kjo nismë e qeverisë ka kohë që përflitet. Komisioni i Reformës Territoriale në të dy krahët politikë ka shqyrtuar mundësitë se si ta vijojë këtë reformë, por, për fat të keq, ajo që ndodhi dje nuk mund të quhet reformë për mua. Pse?

Sepse parimi kryesor ishte numri i popullsisë dhe unë kam fjetur i qetë, pasi bashkia jonë ka 56 mijë banorë dhe në numrin rendor, në jemi 26. Pra, duhej të shkriheshin 27 bashki që të na vinte radha neve. Edhe sipas censusit, bashkia ka një numër të lartë banorësh që jetojnë dhe punojnë këtu. Janë 25 mijë banorë, dhe pse kemi dyshime për këtë. Por përsëri, numri 25 mijë që është i pranuar nga qeveria shqiptare dhe që është shumë e lartë.


Shtuar 1.08.2026 09:46

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetMadridbetMadridbetMadridbetJojobetJojobetjojobetcratosroyalbetbetgarantiultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort