Ditën e djehsme, Italia pezulloi marrëveshjen “Schengen” me Spanjën, duke mbyllur kufijtë ajrorë dhe detarë pas fluksit të fundit të emigrantëve të parregullt në enklavën spanjolle Ceuta, raportoi media shtetërore italiane.
Ministria e Brendshme italiane, urdhëroi mbylljen pas hyrjes së rreth 50 mijë emigrantëve në Ceuta që nga e enjtja, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.
Të lidhura
None found
Vendimi erdhi pas një vlerësimi nga Komiteti për Analizën e Migracionit dhe Sigurisë Kufitare, i kryesuar nga ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, të premten e përshkroi hyrjen masive të emigrantëve në Ceuta si “sulm” dhe “shkelje të integritetit territorial të Spanjës”, duke u zotuar të rikthejë normalitetin “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Spanjës, më shumë se 48 mijë nga rreth 50 mijë emigrantët që hynë në mënyrë të parregullt në Ceuta që nga e enjtja janë kthyer tashmë në Marok.
