Kukës, shuhet zjarri në zonën malore të Trullit pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe banorëve

Pasditen e së premtes, një zjarr ra në zonën malore të Trullit, në fshatin Surroj të Bashkisë Kukës. Flakët prekën një sipërfaqe të mbuluar me shkurre dhe bimësi të ulët, ndërsa era e fortë dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit favorizuan përhapjen e tyre.

Me të marrë njoftimin, forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Kukës shkuan në vendngjarje dhe nisën menjëherë punën për rrethimin dhe shuarjen e vatrës, pavarësisht vështirësive që paraqiste terreni malor.

Të lidhura

None found

Përpjekjeve të zjarrfikësve iu bashkuan edhe banorët e zonës. Duke përdorur mjete rrethanore, ata ndihmuan për të ndalur avancimin e flakëve drejt sipërfaqeve të tjera.

Reagimi i shpejtë bëri të mundur neutralizimin dhe shuarjen e plotë të zjarrit, duke parandaluar dëme më të mëdha në zonën e prekur dhe duke shmangur rrezikun për territorin përreth.

Autoritetet u kërkojnë qytetarëve të tregohen veçanërisht të kujdesshëm gjatë periudhave me temperatura të larta dhe të mos kryejnë veprime që mund të shkaktojnë zjarre në pyje, kullota ose hapësira me bimësi.

Qytetarët duhet të lajmërojnë pa vonesë shërbimet zjarrfikëse sa herë që konstatojnë një vatër zjarri.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort