Genoa ka arritur marrëveshjen për të marrë Mario Mitajn, ka bërë të ditur eksperti i merkatos Fabrizio Romano. Mbrojtësi shqiptar do t’i bashkohet klubit italian në formën e huazimit, me të drejtë blerjeje.
Para se të zyrtarizohet transferimi, 22-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Italisë për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën.
Të lidhura
None found
Klubi i Serie A ka fituar garën për shërbimet e anësorit të majtë, pavarësisht interesimit të disa ekipeve portugeze. Kështu, Mitaj është pranë rikthimit në Europë dhe një kapitulli të ri në karrierën e tij.
Gjatë dy sezoneve me klubin saudit, futbollisti i Kombëtares zhvilloi gjithsej 55 ndeshje dhe fitoi një titull.
