Berisha: PD do të propozojë reformë territoriale në funksion të ripopullimit të Shqipërisë

Partia Demokratike do të angazhohet për një reformë të re territoriale, e cila të nxisë zhvillimin e zonave rurale, të afrojë shërbimet me qytetarët dhe të ndihmojë në ripopullimin e vendit. Kështu deklaroi kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Gjatë një konference për mediat në selinë e Partisë Demokratike, Berisha kundërshtoi mënyrën se si u zbatua reforma territoriale e vitit 2014. Ai pretendoi se ndryshimet jo vetëm që nuk i reduktuan shpenzimet e administratës vendore, por sollën shtim të punonjësve dhe rritje të barrës financiare ndaj taksapaguesve.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të paraqitura prej tij, përpara vitit 2014, në 410 njësitë e qeverisjes vendore punonin rreth 19 mijë persona. Pas reduktimit të këtyre njësive në 61 bashki, numri i të punësuarve arriti në rreth 41 mijë.

“Jo vetëm që nuk u pakësua barra e taksapaguesve, por ajo u dyfishua, sepse u punësuan patronazhistët”, deklaroi Berisha.

Kryetari i demokratëve bëri të ditur se PD-ja synon të bashkëpunojë si me forcat e tjera opozitare, ashtu edhe me komunitetin ndërkombëtar, për hartimin e një propozimi territorial që, sipas tij, t’u shërbejë sa më mirë interesave të qytetarëve.

“Ne do të insistojmë që kjo reformë të jetë një reformë për ripopullimin e Shqipërisë, për shërbime sa më afër qytetarit dhe për mundësi reale të zhvillimit të Shqipërisë rurale”, u shpreh ai.

Një tjetër çështje e trajtuar nga Berisha ishte reforma zgjedhore. Ai njoftoi se opozita po vazhdon përgatitjet për hartimin e një kodi të ri zgjedhor.

Berisha tha se është i bindur që kryeministri Edi Rama nuk do të miratojë ndryshime që cenojnë pushtetin e tij. Megjithatë, ai theksoi se opozita do t’u paraqesë qytetarëve një projekt që, sipas tij, plotëson standardet më të mira ndërkombëtare.


Shtuar 31.07.2026 15:50

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetwettseitenAnkara escortcasibomjojobetextrabetbetciocasibom girişizmir escortAnkara escortbetparkbetparkilbetilbet