“Ligji i Zeusit” në “Odise”: Parimi i lashtë që shpërblente respektin dhe dënonte abuzimin

Afro tre mijë vjet pas krijimit të “Odisesë”, një prej parimeve të përshkruara në epin e Homerit vazhdon të tingëllojë aktual. I njohur si “Ligji i Zeusit”, ky rregull lidhej me mikpritjen, respektin dhe drejtësinë, ndërsa grekët e lashtë besonin se perënditë ndëshkonin këdo që e shkelte.

Të lidhura

None found

Ky parim zë një vend qendror edhe në filmin e ri “Odisea”, me regji të Christopher Nolan. Sipas regjisorit, pas shumë prej ngjarjeve të veprës qëndron një ide sa e thjeshtë, aq edhe e fuqishme: të huajt duhen trajtuar me respekt.

“Ligji i Zeusit” nuk ishte një normë e shkruar në libra juridikë, siç janë ligjet e kohëve moderne. Ai përbëhej nga një sistem rregullash morale që besohej se mbroheshin nga Zeusi, perëndia supreme e grekëve, dhe përfshinte mikpritjen, mbajtjen e betimeve, drejtësinë dhe qëndrimin ndaj njerëzve të panjohur.

Në themel të këtij ligji qëndronte “ksenia”. Sipas këtij detyrimi të shenjtë, nikoqiri duhej t’i siguronte mysafirit ushqim, strehë dhe mbrojtje, pa marrë parasysh identitetin apo prejardhjen e tij.

Në një intervistë për “Los Angeles Times”, Christopher Nolan e ka krahasuar kuptimin e këtij parimi me atë që në ditët e sotme njihet si “rregulli i artë”.

“Është rregulli i artë: sillu me të tjerët ashtu siç dëshiron që ata të sillen me ty. Pjesërisht sepse një njeri i zakonshëm mund të jetë një perëndi e maskuar, por edhe sepse vetëm kështu një shoqëri mund të funksionojë. Njerëzit duhet të udhëtojnë, të tregtojnë dhe shpesh varen nga mirësia e njerëzve krejtësisht të panjohur”, ka thënë Nolan, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, “ksenia” nuk vendoste detyrime vetëm për personin që hapte dyert e shtëpisë. Edhe ai që pranohej si mysafir duhej të respektonte disa kufij dhe përgjegjësi.

Qëndrimi përtej kohës së arsyeshme, mungesa e respektit ndaj nikoqirit ose shpërdorimi i mikpritjes konsideroheshin shkelje të një norme të shenjtë dhe sillnin ndëshkim.

“Keqpërdorimi i këtij rregulli ka pasoja të tmerrshme. Çdo hakmarrje ka çmimin e vet dhe dhuna është shprehja më e drejtpërdrejtë e saj”, ka shpjeguar Nolan.

Për këtë arsye, një pjesë e madhe e episodeve të “Odisesë” mund të lexohet si një varg shpërblimesh ose pasojash që burojnë nga respektimi apo shkelja e këtij ligji të lashtë.

Menelau paraqitet si një prej modeleve më të qarta të nikoqirit ideal. Kur Telemaku shkon në Spartë për të kërkuar të dhëna rreth babait të tij, Odiseut, mbreti e mirëpret me nderim, e ushqen dhe i jep informacione me vlerë.

Në përfundim të vizitës, Menelau e përcjell Telemakun edhe me dhurata. Për shoqërinë e Greqisë së lashtë, kjo ishte pikërisht mënyra shembullore se si duhej trajtuar një mysafir.

Krejt të kundërtën përfaqëson ciklopi Polifem, një nga figurat negative më të njohura të gjithë rrëfimit. Në vend që t’u ofrojë mikpritje udhëtarëve që futen në shpellën e tij, ai i sulmon dhe i ha.

Veprimi i Polifemit përbënte një prej shkeljeve më të rënda të “Ligjit të Zeusit”. Pasoja vjen shpejt dhe është brutale: Odiseu e verbon ciklopin, ndërsa as prejardhja e tij si bir i Poseidonit nuk e mbron nga ndëshkimi.

Një shembull tjetër i respektimit të “ksenisë” është Eumeu, bariu i thjeshtë i derrave. Pas endjeve të gjata, Odiseu kthehet në shtëpi i maskuar si lypës dhe pranohet prej tij.

Eumeu nuk e njeh identitetin e vërtetë të vizitorit, por megjithatë i siguron ushqim, strehim dhe përkujdesje, pa kërkuar asgjë si shpërblim. Kjo sjellje e vendos atë mes personazheve më fisnike dhe më të ndershme të eposit.

“Odisea” e bën të qartë se edhe mysafirët mund të ishin fajtorë për shkeljen e rregullit. Kur shokët e Odiseut mbërrijnë në ishullin e magjistares Kirke, fillimisht presin të trajtohen me mikpritje, por më pas abuzojnë me të.

Ata konsumojnë ushqim dhe pije në mënyrë të tepruar dhe nuk tregojnë respektin që kërkohej. Kirke i ndëshkon duke i kthyer në derra, në një prej skenave më të famshme të mitologjisë greke.

Një tjetër episod domethënës shfaqet që në nisje të rrëfimit. Telemaku hap shtëpinë për një udhëtar të panjohur, i shërben ushqim dhe vetëm pasi e ka mirëpritur e pyet për identitetin.

Më pas bëhet e ditur se vizitori ishte perëndesha Atena, e cila ishte maskuar si një njeri i zakonshëm.

Kështu, edhe pas mijëra vjetësh, mesazhi i “Odisesë” mbetet lehtësisht i kuptueshëm: askush nuk mund ta dijë me siguri se cilin person ka përballë, prandaj respekti për të panjohurin shkon përtej mirësjelljes së zakonshme.

Për grekët e lashtë, kjo mënyrë sjelljeje nuk ishte vetëm shenjë edukate. Ajo përcaktonte se kush do të shpërblehej me favorin e perëndive dhe kush do të përballej me zemërimin dhe ndëshkimin e tyre.


Shtuar 31.07.2026 11:18

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetparkwgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort