Ballkani do të kërkojë ta ndryshojë rezultatin ndaj Bohemians në ndeshjen e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Të lidhura
None found
Pas disfatës së papritur në Irlandë, “Xhebrailat” hyjnë në këtë përballje me synimin e vetëm për të përmbysur rezultatin dhe për të siguruar kalimin në fazën tjetër.
Trajneri Karoglan ka përzgjedhur 11-shen titullare, e cila do të rreshtohet në sistemin 4-3-3 për të kërkuar një rezultat pozitiv.
Formacionet zyrtare:
Ballkani: Golubovic, Vokrri, Batarelo, Halili, Dosso; Sabanadzovic, Kuc, Domgjoni, Giovanni, Serebe, Engjëll.
Bohemians: Girard-Walters, Power, Hickey, Todd, Fiores, Mullen; Vaughan, McDonnell, Devoy, Tierney; James-Taylor.
Takimi do të fillojë në orën 20:00.
