Zbulohen detajet financiare të transferimit të Karim Alajbegovic te Juventusi

Juventusi ka arritur marrëveshjen e plotë me Bayer Leverkusenin për transferimin e talentit boshnjak Kerim Alajbegovic, duke siguruar kështu një përforcim tjetër të rëndësishëm për repartin e sulmit.

Operacioni do t’i kushtojë klubit torinez 35 milionë euro në total. Nga kjo shumë, 33 milionë euro janë të garantuara, kurse 2 milionë euro do të paguhen vetëm nëse përmbushen disa bonuse më të vështira.

Të lidhura

None found

Parimisht, bisedimet ndërmjet dy klubeve ishin përfunduar një ditë më parë, por ende duhej të përcaktoheshin hollësitë e bonuseve dhe kushtet personale të lojtarit.

Të gjitha palët tashmë kanë dhënë miratimin për mbylljen e transferimit. Alajbegovic, i cili e kishte vendosur kalimin te Juventusi si përparësi, ka gjetur gjithashtu akordin me klubin bardhezi për kontratën personale.

Sulmuesi i lindur në vitin 2007 vlerësohet si një prej talenteve me perspektivën më të madhe në futbollin evropian. Publiku italian e njohu edhe përmes paraqitjeve me përfaqësuesen e Bosnje dhe Hercegovinës, sidomos në takimin vendimtar kundër Italisë, rezultat që u solli “Azzurrëve” eliminimin nga kualifikimet për Kupën e Botës.

Transferimi i Alajbegovicit konfirmon vazhdimin e investimeve të fuqishme të Juventusit te futbollistët e rinj me potencial të lartë.

Pas rikthimit të Randal Kolo Muanit, Juventusi përfshin në projektin afatgjatë edhe talentin boshnjak, të cilin e sheh si një nga lojtarët e aftë për të udhëhequr ofensivën e skuadrës gjatë viteve të ardhshme.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişWettseitenAirezsama