Kurti: Serbia nuk do ta pengojë Kosovën të zbardhë fatin e të zhdukurve

Edhe pse Serbia vijon të nxjerrë pengesa në procesin për sqarimin e fatit të personave të zhdukur, Kosova nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe drejtësisë, ka deklaruar kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Të lidhura

None found

Duke shkruar në platformën X për fillimin e gërmimeve në një varrezë masive në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, Kurti tha se aty dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të 23 intelektualëve nga Mitrovica. Mes tyre kishte mjekë, profesorë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën më 19 prill të vitit 1999.

“Pavarësisht se Serbia vazhdimisht i pengon përpjekjet për sqarimin e fatit të këtyre njerëzve të pafajshëm, Republika e Kosovës nuk do të ndalet së kërkuari të vërtetën dhe drejtësinë”, ka shkruar Kurti.

Ai theksoi se institucionet e Kosovës mbeten të vendosura për të gjetur secilin person të zhdukur, për të nxjerrë në dritë çdo varrezë të fshehur dhe për t’i sjellë para drejtësisë personat përgjegjës, në mënyrë që familjet e të zhdukurve të mund të gjejnë më në fund sadopak paqe dhe ngushëllim.

Sipas Kurtit, ndonëse ka kaluar më shumë se një çerek shekulli nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999, familjet e 1.565 personave të zhdukur me dhunë, mes të cilëve mbi 100 fëmijë, ende presin të mësojnë se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre.


Shtuar 30.07.2026 16:59

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetbetciocasibom giriş