Bani ka njoftuar se fushata e tij në GoFundMe, e hapur për realizimin e këngës së re “Assasin”, është mbyllur dhe të gjitha donacionet do t’u kthehen personave që kontribuuan.
Reperi synonte të mblidhte 2 mijë funte për shpenzimet e projektit, përfshirë instrumentalën, regjistrimin, miksimin, masterizimin dhe realizimin e videoklipit.
Të lidhura
None found
Përmes një story në Instagram, ai publikoi emailin e pranuar nga ekipi i GoFundMe, ku konfirmohet se janë nisur rimbursimet e plota. Sipas njoftimit, donatorët do t’i marrin 100 për qind të parave të tyre brenda tri deri në shtatë ditësh pune, ndërsa mundësia për donacione të reja është çaktivizuar.

Nga komunikimi kuptohet se G-Bani kishte kontaktuar vetë ekipin e platformës për nisjen e procedurës. GoFundMe ua mundëson organizatorëve kthimin e donacioneve kur fondet nuk nevojiten më, ndërsa vendimi është i pakthyeshëm.IMG 2933
Pas mbylljes G Bani bëri dhe një postim ku reagoi i revoltuar duke thënë se vetëm 1/20 ishin mbledhur dhe meqë populli nuk dëhironte të mbështeste këtë projekt në lidhje me situatën në Shqipëri atëherë ai u detyrua ta anullojë. Ai gjithashtu shtoi se mënyra e tij për të protestuar nuk ishte me vezë por me artin e tij. Por vetëm pak minuta më pas G Bani e fshiu postimin duke lënë vetëm storyn.
