Shehaj: Rama kërkoi të arrestohesha, por SPAK-u nuk është nën kontrollin e tij; të korruptuarit i pret një verë përvëluese

Agron Shehaj, kryetar i Partisë Mundësia, ka reaguar pasi kreu i SPAK, Klodian Braho, konfirmoi se PS e kishte kallëzuar për shkak se kërkoi të njihej me projektligjin për marrëveshjen e huasë nga SHBA. Ai deklaroi se struktura e posaçme antikorrupsion nuk kontrollohet as nga Edi Rama dhe as nga Taulant Balla.

Shehaj tha se është plotësisht i gatshëm t’u nënshtrohet verifikimeve, duke shtuar se Rama dhe Balla nuk mund t’i bllokojnë hetimet ndaj Belinda Ballukut dhe kryeministrit. Sipas tij, raportet e SPAK tregojnë se këto hetime kanë kaluar në një fazë më të thelluar.

Të lidhura

None found

Kreu i Partisë Mundësia pretendoi se Edi Rama dhe Taulant Balla synuan arrestimin e tij dhe ia kërkuan këtë SPAK-ut, por nuk ia dolën, pasi harruan se institucioni nuk është nën kontrollin e Ramës. Pas dështimit të kësaj përpjekjeje, sipas Shehajt, kryeministri dërgoi Ballën të paraqiste në SPAK një kallëzim të rremë.

Ai e mirëpriti verifikimin, duke thënë se SPAK-u tashmë mund të shqyrtojë mënyrën se si kërkoi të ushtronte të drejtat e tij në Parlament dhe si veproi në mbrojtje të transparencës. Në të njëjtën kohë, Shehaj nënvizoi se SPAK-u ka bërë të ditur se hetimet ndaj Belinda Ballukut janë thelluar.

Sipas tij, 9 oficerë dhe 3 prokurorë po hetojnë ato që ai i cilësoi si afera gjigante korruptive të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Shehaj pretendoi se mediat nuk do ta pasqyrojnë këtë zhvillim, por do të përqendrohen te lajmi se SPAK-u do ta verifikojë dhe hetojë atë.

Duke iu drejtuar mbështetësve, ai deklaroi se nuk ndihet aspak i shqetësuar nga sulmet, balta apo shpifjet. Shehaj u shpreh i bindur se ai dhe mbështetësit e tij po bëjnë zgjedhjen e duhur, duke luftuar të keqen në Shqipëri dhe ata që, sipas tij, ua kanë nxirë jetën qytetarëve shqiptarë gjatë 35 viteve.

Ai theksoi se kjo betejë nuk duhet braktisur dhe se do të vazhdojë deri në largimin e tyre. Shehaj paralajmëroi gjithashtu se të korruptuarit i pret një verë “përvëluese”, ndërsa konfirmoi se do të vijojë denoncimin e aferave korruptive të qeverisë dhe se asgjë nuk do ta ndalë në përballjen e tij opozitare.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetbetciocasibom giriş