Zbuloi hetimet për grupin e Elvis Doçit, ish-oficeri i policisë gjyqësore dënohet me 2 vite e 8 muaj burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-oficerin e policisë gjyqësore Igli Haxhiaj për disa akuza, përfshirë shpërdorimin e detyrës. Ai dyshohej se kishte nxjerrë informacione nga hetimet ndaj grupit të Elvis Doçit, i njohur si Visi i Pojës.

Trupa gjykuese e dënoi fillimisht Haxhiajn me 4 vite burg. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, masa u reduktua me një të tretën, duke e çuar dënimin përfundimtar në 2 vite e 8 muaj heqje lirie.

Të lidhura

None found

Afati i vuajtjes së dënimit nis të përllogaritet nga 27 nëntori 2025 dhe do të kryhet në një institucion penitenciar të sigurisë së zakonshme. Ish-oficerit i është hequr gjithashtu e drejta për të mbajtur funksione publike për 5 vite, ndërsa atij i janë ngarkuar edhe shpenzimet e hetimit paraprak dhe të procesit gjyqësor.

Nga zbërthimi i komunikimeve në aplikacionin SkyECC, SPAK ka administruar një numër të madh bisedash të zhvilluara ndërmjet Haxhiajt dhe Denis Myftiut, i akuzuar si pjesëtar i grupit kriminal. Në këto komunikime diskutohej për marrëveshje që lidhen me dhënien e informacioneve në këmbim të pagesave nga 5 deri në 15 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i kërkoi Gjykatës shqyrtimin e çështjes penale ndaj të pandehurit Igli Haxhiaj. Ai akuzohej për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 248, 295/a, paragrafi (3), dhe 319/ç të Kodit Penal.

Procesi u zhvillua sipas procedurës së gjykimit të shkurtuar. Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Atalanta Zeqiraj, Marinela Osmani dhe Besmir Stroka, dha vendimin nr. 63, datë 30.07.2026.

Për veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a, paragrafi i 3-të i Kodit Penal, Igli Haxhiaj u deklarua fajtor dhe u dënua me 2 (dy) vjet burgim.

Gjykata e gjeti fajtor Haxhiajn edhe për “Korrupsionin pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, sipas nenit 319/ç të Kodit Penal, duke caktuar për këtë akuzë një dënim prej 3 (tre) vjetësh dhe 6 (gjashtë) muajsh burgim.

Për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, i pandehuri u shpall fajtor dhe u dënua me 2 (dy) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, dënimet u bashkuan dhe për Igli Haxhiajn u caktua një masë e vetme prej 4 (katër) vjetësh burgim.

Më pas, bazuar në nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, masa e dhënë u ul me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar. Si rrjedhojë, Haxhiaj u dënua përfundimisht me 2 (dy) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

Përllogaritja e dënimit fillon nga dita e ndalimit, më 27.11.2025. Në përputhje me ligjin nr. 81/2020, “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dënimi duhet të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme.

Në mbështetje të nenit 35 të Kodit Penal, Igli Haxhiaj humbet për 5 (pesë) vjet të drejtën për të ushtruar funksione publike.

Të gjitha shpenzimet e krijuara gjatë hetimit paraprak, si edhe kostot gjyqësore, do të përballohen nga i pandehuri Igli Haxhiaj.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, afat që nis nga dita pas marrjes dijeni për vendimin e arsyetuar.


Shtuar 30.07.2026 16:28

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetbetciocasibom giriş