Marcus Rashford bëri të ditur sot (e enjte) se nuk do të jetë pjesë e Barcelonës në sezonin e ardhshëm, pasi marrëveshja e huazimit të tij te skuadra katalunase përfundoi zyrtarisht.
Futbollisti anglez iu bashkua Barcelonës nga Manchester United në fillim të sezonit të ardhshëm, përmes një huazimi njëvjeçar. Pas mbylljes së kësaj aventure, ai u përshëndet me tifozët e kampionëve në fuqi të Spanjës.
Të lidhura
None found
Rashford u shpreh shumë mirënjohës ndaj të gjithë personave në klub, të cilët bënë që periudha e tij atje të shndërrohej në një eksperiencë pozitive dhe të paharrueshme.
Ai theksoi se ka vlerësuar çdo çast të kaluar në Barcelonë dhe se kujtimet nga kjo periudhë do t’i ruajë përgjithmonë.
“Dua të falënderoj të gjithë në klub dhe tifozët, ndërsa u uroj fat dhe suksese në sezonin e ardhshëm. Visca Barca”, shkroi Rashford.
Gjatë sezonit të kaluar, sulmuesi regjistroi gjithsej 49 paraqitje me Barçën dhe realizoi 14 gola.
Momenti që pritet të mbetet më gjatë në kujtesën e tij dhe të tifozëve Blaugrana është goli me goditje dënimi ndaj Real Madridit në fund të sezonit, në ndeshjen që Barça e fitoi me rezultatin 2-0.
