UEFA mbledh me urgjencë anëtarët për planin e Infantinos mbi shitjen e aksioneve të Kupës së Botës

Anëtarët e UEFA-s janë thirrur në një mbledhje urgjente online pasditen e sotme, ku pritet të përcaktohet qëndrimi përfundimtar ndaj nismës së debatueshme të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për përfshirjen e investitorëve privatë në Kupën e Botës.

Të lidhura

None found

Infantino synon që, përmes një kompanie simotër me emrin FIFA Forward Enterprise, investitorëve privatë t’u kalohen nga 20 deri në 30 për qind e aksioneve të organizatës së Kupës së Botës. Në këmbim të mbështetjes për këtë projekt, ai u ka premtuar shuma të mëdha secilit prej 211 kombeve që bëjnë pjesë në FIFA.

Federatat duhet ta japin përgjigjen e tyre deri më 19 shtator, ndërsa UEFA pritet ta kundërshtojë zyrtarisht propozimin sot, e enjte.

UEFA ka deklaruar se FIFA u ka caktuar federatave një afat për miratimin e propozimeve, duke i paralajmëruar se, në të kundërt, oferta për pagesën e njëhershme do të hiqet. Sipas organizatës evropiane, vetëm ky fakt mjafton për të kuptuar gjithçka rreth planit.

Gianni Infantino i ka vënë kombëtaret përballë zgjedhjes që ta pranojnë planin e tij ose të humbin milionat.

Ndër mundësitë më ekstreme që mund të shqyrtohen në takimin e sotëm është edhe bojkotimi i plotë i Kupës së Botës, çka do të nënkuptonte mospjesëmarrjen e asnjë përfaqësueseje evropiane në këtë garë.

Vështirësia kryesore për UEFA-n lidhet me faktin se një prej anëtarëve të saj, Republika Çeke, është shprehur në favor të propozimeve të Infantinos.

Republika Çeke është bërë shteti i parë i njohur evropian që i ka dhënë mbështetje Infantinos për planin e Kupës së Botës.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Republikës Çeke, David Trunda, tha se në këtë nismë shihen përfitime pragmatike për futbollin çek.

Pavarësisht këtij qëndrimi, pritshmëritë janë që UEFA ta kundërshtojë sot në mënyrë të prerë dhe të qartë propozimin e Gianni Infantinos.


Shtuar 30.07.2026 11:15

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet