Claudio Echeverri, mesfushori ofensiv i Manchester Cityt, është propozuar së fundmi si një mundësi për Milanin, në një periudhë kur merkatoja verore po bëhet gjithnjë e më aktive.
Të lidhura
None found
Calciomercato raporton se ndërmjetësit kanë kontaktuar drejtuesit kuqezi për t’i informuar mbi disponueshmërinë e futbollistit argjentinas, i cili është 20 vjeç.
Skuadra e Serie A po shqyrton mundësinë e afrimit të një organizatori të ri dhe profili i Echeverrit përputhet me karakteristikat që kërkon klubi.
Pas sezonit të kaluar, të cilin e kaloi te Bayer Leverkusen dhe Girona, argjentinasi pritet të largohet sërish në formë huazimi. Vetë lojtari synon një rikthim te River Plate, ndërsa Manchester City dëshiron që ai të qëndrojë në Evropë edhe për një sezon tjetër.
Megjithatë, hapësira e Milanit për këtë operacion është e kufizuar. Pas transferimit të Andrey Kostiç nga Partizani, kuqezinjtë mund të regjistrojnë vetëm një tjetër lojtar jo-BE gjatë kësaj vere dhe aktualisht kanë prioritete të tjera në merkato.
