Një psikologe në Kaliforni të SHBA-së përballet me akuza se ka abuzuar seksualisht me një pacient gjatë kohës kur ai ishte ende i mitur.
Të lidhura
None found
Sofia Ann-Buitron Drotts, 26 vjeçe, nga San Francisko, u akuzua të hënën për disa vepra penale. Mes tyre përfshihen marrëdhëniet seksuale të paligjshme, dërgimi i materialeve të dëmshme te të miturit dhe posedimi i pornografisë me fëmijë.
Drotts punonte si psikologe e shëndetit mendor në Qendrën e Paraburgimit për të Mitur “John Davis”, ku i mituri iu caktua si klient.
Sipas pretendimeve të prokurorëve, marrëdhënia seksuale mes adoleshentit dhe Drotts nisi në prill dhe vazhdoi deri më 14 korrik. Atë ditë, ajo u arrestua nga policia pas një informacioni të marrë nga një mbikëqyrës i Departamentit të Provës së qarkut.
Ngritja e akuzave erdhi menjëherë pasi familja e adoleshentit paditi qarkun, duke pretenduar se Drotts e kishte ngacmuar atë për afro dy vjet, që nga koha kur ai ishte rreth 15 vjeç.
Në padinë e depozituar nga avokati i familjes thuhet se, ndërsa adoleshenti ishte i burgosur, Drotts “abuzoi me pozicionin e saj si terapiste e tij për të krijuar një lidhje emocionale të papërshtatshme”.
