Prokurorja Rovena Zoto (Bozo), dorëzoi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë kandidaturën për të qenë pjesë e garës për Prokuror të Përgjithshëm.
Zoto 43-vjeçe ka ushtruar detyra në fusha të ndryshme të ndjekjes penale, në dy prej prokurorive më të rëndësishme të vendit, me ngarkesë të lartë, duke u përfshirë në hetimin e çështjeve komplekse dhe në drejtimin e strukturave të prokurorisë.
Të lidhura
None found
Rovena Zoto e ka nisur karrierën në Prokurorinë e Lushnjës, e ndalur veçanërisht në hetimin e krimit ekonomiko-financiar, pastrimin e parave, hetimin pasuror dhe vepra që lidhen me financimin e terrorizmit.
Prej vitit 2021, është prokurore në Tiranë, e angazhuar në hetimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, trafiqet, dhe krimet e rënda ndaj jetës.
Prej marsit të këtij viti Rovena Zoto drejton edhe një seksion në Prokurorinë e Tiranës, atë për Drejtësi Penale për të Miturit.
Së fundi, prokurorja 43-vjecare ishte në krye të një hetimi që në bashkëpunim me partnerët austriakë zbuloi dhe goditi një rrjet call centerash mashtrues në Tiranë, që mendohet t’u kenë zhvatur qytetarëve evropianë deri në 50 milionë euro.
