Rritet në 30 numri i viktimave nga tërmeti 6.8 ballë në Japoni

Ka arritur në 30 bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi pjesën jugperëndimore të Japonisë. Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet për personat që mund të kenë mbetur gjallë nën rrënoja.

Të lidhura

None found

Lëkundja me magnitudë 6.8 ballë goditi të martën prefekturën Kumamoto, në ishullin Kyushu. Tërmeti shkaktoi dëme të konsiderueshme në shtëpi, ndërtesa dhe rrjetin e furnizimit me energji elektrike, siç konfirmoi kryeministrja japoneze Sanae Takaichi.

Një pjesë e viktimave humbën jetën nga shembja e një pjese të një qendre tregtare. Rreth një orë pas shembjes, godina u dëmtua edhe më shumë nga një shpërthim, i cili dyshohet se erdhi si pasojë e një rrjedhjeje gazi. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e tij.

Vëmendja e operacioneve të kërkim-shpëtimit është përqendruar në qendrën tregtare Aeon në Kashima, ku u shemb një pjesë e katit të dytë, si dhe në fabrikën e kompanisë Nippon Paper në qytetin Yatsushiro. Në këtë fabrikë janë regjistruar të paktën pesë viktima, ndërsa disa punonjës mbetën të bllokuar nën rrënoja. Deri tani, shtatë prej tyre janë shpëtuar të gjallë.

Afërsisht 9 mijë banorë të zhvendosur janë strehuar në qendrat e evakuimit, ndërsa më shumë se 30 mijë familje mbeten pa energji elektrike. Autoritetet kanë paralajmëruar se gjatë ditëve të ardhshme temperaturat mund të ngjiten deri në 39 gradë Celsius, duke shtuar rrezikun e goditjeve nga i nxehti.

Në përgjigje të kësaj situate, Ministria japoneze e Mbrojtjes ka nisur drejt zonave të goditura 300 kondicionerë. Gjysma e tyre do të instalohen në qendrat ku po qëndrojnë të evakuuarit.

Pas goditjes kryesore janë evidentuar mbi 100 lëkundje pasuese. Nga frika e tërmeteve të tjera, shumë banorë kanë zgjedhur ta kalojnë natën brenda automjeteve të tyre.

Me një thellësi prej vetëm 10 kilometrash, tërmeti u ndje me intensitet të lartë në të gjithë rajonin e Kumamotos. Banorët thanë se ishte një nga lëkundjet më të fuqishme që kishin përjetuar ndonjëherë.


Shtuar 30.07.2026 09:03

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet