Infantino u vendos federatave afat: Mbështetni planin ose përballuni me financim më të ulët

Gianni Infantino ka paralajmëruar federatat anëtare të FIFA-s se mosmiratimi i planit të tij për shitjen e një pjese të të drejtave komerciale të Kupës së Botës mund t’u kushtojë atyre miliona në financime.

Të lidhura

None found

Presidenti i FIFA-s po përpiqet të avancojë një nismë që parashikon shitjen e aksioneve minoritare në aktivitetet komerciale dhe eventet e organizatës, përfshirë turneun më të madh të futbollit në botë.

Sipas njoftimit zyrtar të FIFA-s, investitorë të jashtëm do të ftohen të marrin pjesë me aksione minoritare, pa të drejtë kontrolli, në FIFA Forward Enterprise (FFE). Kjo kompani e re do të administrojë të drejtat komerciale të të gjitha turneve të ardhshëm të FIFA-s.

Propozimi ka shkaktuar reagime të forta që prej publikimit të tij. UEFA e ka akuzuar FIFA-n se ka “kaluar vijën” dhe u ka bërë thirrje të gjithë aktorëve të futbollit ta trajtojnë me seriozitet të lartë këtë çështje.

Ndërkohë, Infantino ka intensifikuar presionin ndaj 211 federatave anëtare, mes tyre edhe Federatës Angleze të Futbollit. Ai u ka premtuar secilës prej tyre deri në 34.7 milionë euro nëse e miratojnë planin brenda afatit të ri të përcaktuar.

Federatat kanë 53 ditë në dispozicion për t’iu bashkuar nismës për shitjen e të drejtave të Kupës së Botës. Nëse nuk e bëjnë këtë, në të ardhmen do të përfitojnë nga një paketë më e kufizuar financimi.

Në rast se propozimi hidhet poshtë, fondi i parashikuar për federatat anëtare do të reduktohet nga 10 miliardë dollarë në 2.7 miliardë dollarë.

“Si president i FIFA-s, detyra dhe përgjegjësia ime është t’ju ofroj mundësi të tilla që mund të ndryshojnë rrjedhën e gjërave”, shkroi Infantino në letrën që u dërgoi të gjitha federatave anëtare.

Ai shtoi: “Nëse vendosni të ecni përpara, kjo paketë prej 10 miliardë dollarësh do të vihet në dispozicion nga 1 janari 2027, duke shënuar fazën e ardhshme të rrugëtimit tonë të përbashkët”.

“Nëse preferoni të ruani status quo-në dhe ta refuzoni propozimin, atëherë do të mbetet zgjerimi i planifikuar i programit Forward me 2.7 miliardë dollarë, siç ishte paraqitur më herët”.

“Në total, për ciklin e ardhshëm që nis më 1 janar 2027, çdo federatë anëtare do të ketë mundësinë të përfitojë deri në 40 milionë dollarë sipas këtij propozimi”, përfundoi presidenti i FIFA-s.


Shtuar 30.07.2026 09:03

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet