Incident fatal në një kantier në Prishtinë, Pllana jep detajet e para për “Bota sot”

Rrëzimi i një krani në një kantier ndërtimi në Prishtinë ka shkaktuar vdekjen e një personi nga plagët e marra.

Të lidhura

None found

Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për “Bota sot” se në këtë incident janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

Pllana ka sqaruar se njëri prej të lënduarve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga ta nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipa mjekësore në QKUK”, ka deklaruar ai.

Sipas zëdhënësit, njësitet policore kanë mbërritur në vendin ku ndodhi incidenti dhe kanë kryer veprimet e nevojshme.

“Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë filluar hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka shtuar Pllana për “Bota sot”.


Shtuar 30.07.2026 03:41

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet