Talenti i ri Leart Alija në prova te Austria Wien

Futbollisti i ri Leart Alija, pjesë e gjeneratës 2012 të KF Kumanova, ka nisur një eksperiencë të rëndësishme në rrugëtimin e tij sportiv, duke zhvilluar prova te klubi i njohur austriak Austria Wien.

Learti, i lindur më 26 qershor 2012 dhe me prejardhje nga Orizarja e Komunës së Likovës, aktualisht ndodhet në Austri, ku do të qëndrojë për dhjetë ditë në kampin stërvitor të klubit, raporton Koha.mk.

Të lidhura

None found

Gjatë kësaj periudhe, futbollisti i ri do të stërvitet dhe do të vlerësohet nga trajnerët profesionistë të Austria Wien. Programi përfshin teste fizike dhe teknike, ushtrime taktike, si dhe pjesëmarrje në ndeshje miqësore.

Kjo është një mundësi e rëndësishme për Leartin që të tregojë aftësitë dhe potencialin e tij, të zhvilluara gjatë aktivizimit me klubin e tij të parë, KF Kumanova.

Provat te Austria Wien përbëjnë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe një eksperiencë të vlefshme në një prej akademive më të njohura të futbollit austriak.


Shtuar 29.07.2026 22:55

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet