Lorent Tolaj po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka shënuar edhe në ndeshjen miqësore përballë Newcastle Unitedit.
Që pas transferimit te Bristoli, sulmuesi me prejardhje nga Kosova është dalluar me paraqitjet e tij, duke realizuar tri herë në dy takime miqësore.
Të lidhura
None found
Në përballjen me Newcastle, Tolaj mori një pasim të bukur dhe në minutën e 29-të mposhti portierin kundërshtar, duke e lënë atë të shtangur.
Për më shumë, mund ta shikoni golin.
Tolaj ka përfaqësuar më herët grupmoshat e Zvicrës, ndërsa në nivel ndërkombëtar gëzon të drejtën të luajë për Kosovën ose Shqipërinë.
