Tragjedi gjatë një stërvitjeje në Argjentinë, rrëzohet helikopteri ushtarak dhe humbin jetën 7 persona

Një helikopter ushtarak është rrëzuar në provincën San Juan të Argjentinës gjatë një stërvitjeje për shuarjen e zjarreve në pyje, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave.

Autoritetet njoftuan se mjeti fluturues i tipit Bell 412 u përplas vertikalisht me tokën vetëm pak çaste pas ngritjes. Në helikopter udhëtonin drejtues të Policisë, Shërbimit Zjarrfikës dhe Mbrojtjes Civile, të cilët humbën jetën në vendngjarje.

Të lidhura

None found

Kontakti mes helikopterit dhe kontrollit të trafikut ajror u ndërpre pak para orës 10:30, sipas kohës lokale, kur ai po fluturonte rreth 4 mijë metra mbi nivelin e detit. Sipas autoriteteve, moti ishte i përshtatshëm dhe nuk përbënte rrezik për zhvillimin e stërvitjes.

Ekuipazhi merrte pjesë në një program kombëtar trajnimi për përballimin e zjarreve në pyje, të organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Zjarrfikësve. Në këtë trajnim ishin përfshirë rreth 50 praktikantë nga ekipet lokale të emergjencës.

Mes personave që humbën jetën janë zëvendësshefi i Policisë, Marcelo Videla, drejtuesi i Zjarrfikësve, Rubén Castro, drejtori i Mbrojtjes Civile, Carlos Heredia, dhe zëvendësshefi i Zjarrfikësve, Jorge Carbajal, siç konfirmuan autoritetet e provincës San Juan. Emrat e tre viktimave të tjera nuk janë publikuar ende.

Autoritetet argjentinase kanë hapur një hetim për të zbardhur shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit.


Shtuar 29.07.2026 23:09

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet