Braçe për kandidaturën në Tiranë: Edhe nëse Rama vijon me Manastirliun, nuk tërhiqem, zgjedhjet e brendshme janë detyrim statutor

Deputeti socialist Erion Braçe deklaroi këtë të mërkurë, gjatë një bisede me Erla Mëhillin në emisionin “Now”, se mbetet i vendosur të garojë për Bashkinë e Tiranës. Duke komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe situatën e përgjithshme politike në vend, ai bëri të qartë se do ta vazhdojë betejën e nisur.

I pyetur nga Mëhilli nëse i qëndron ende projektit për të kandiduar në kryeqytet, Braçe tha se kjo çështje nuk ka marrë vëmendje për shkak të algoritmit dhe fokusit te protesta. Ai theksoi se nuk ka dhënë asnjë sinjal tërheqjeje dhe se nuk synon të emërohet, të përfitojë favore, të marrë një mundësi karriere apo të shpërblehet për punën e kryer deri më tani.

Të lidhura

None found

Sipas Braçes, kërkesa e tij është që kandidati të përcaktohet përmes një procesi ku vendimin ta marrin socialistët. Deputeti u shpreh se do të kërkojë votën e tyre, por edhe mbështetjen e qytetarëve të konsideruar gri. Ai kërkon një garë të hapur dhe demokratike, prej së cilës të dalë kandidati që do ta çojë transformimin e Tiranës në një etapë dhe standard të ri.

Kur moderatorja e pyeti se si do të vepronte nëse Rama nuk do ta merrte parasysh propozimin e tij, Braçe u përgjigj se beteja do të vijojë. Ai nënvizoi se zhvillimi i zgjedhjeve të brendshme përbën detyrim statutor dhe se gara për Tiranën i shërben forcimit të demokracisë brenda partisë.

Braçe deklaroi se është i gatshëm të konkurrojë me Ogertën, Arbrin apo cilindo emër tjetër, duke shtuar se Partia Socialiste nuk ka asnjë arsye të bëjë hapa pas.


holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet