Me rastin e Ilindenit – Ditës së Republikës, një prej festave kryesore shtetërore, qytetarët këtë vit do të kenë një fundjavë më të gjatë.
Të lidhura
None found
Sipas Ligjit për Festat, për shkak se 2 Gushti është të dielën, e hëna e 3 gushtit do të jetë ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Të punësuarit, në këtë mënyrë, do të pushojnë tri ditë pa ndërprerje, përkatësisht të shtunën, të dielën dhe të hënën. Për shumë prej tyre, kjo mund të shërbejë si mundësi për një udhëtim ose pushim të shkurtër.
Ilindeni përkujton dy ngjarje me peshë të veçantë në historinë maqedonase: Kryengritjen e Ilindenit të vitit 1903 dhe Mbledhjen e Parë të ASNOM-it, të zhvilluar në vitin 1944.
Ndërkaq, për besimtarët ortodoksë, dita pasuese jopune do të jetë e premtja, 28 gusht, kur kremtohet festa fetare e Fjetjes së Shën Mërisë, e njohur edhe si Zonja e Madhe.
