Nuk i gjendet trupi prej më shumë se 4 orësh, flet babai i të miturës që u mbyt në Bunë: S’dinte not, e ka marrë lumi

Babai i të miturës që u mbyt sot teksa lahej në lumë tregon se e bija nuk e dinte notin.

Në një prononcim për Panorama, babai i 13-vjeçares tregon se të tre fëmijët e tij kanë shkuar të lahen sot bashkë me një tjetër person, por që ai nuk e di saktësisht se si ka ndodhur mbytja e të bijës, të cilës nuk i është gjendur ende trupi.

“Kanë ardhur për tu larë. Nuk ka ditur notin, tamam saktësisht nuk di të them. E ka marrë rrjedha e lumit. Jam pa fjalë. Ishin tre fëmijet, dy vajzat dhe djali. Nuk kam çfarë të them. Nuk kanë ardhur shpesh për tu larë në këtë zonë. Kanë qenë të tre dhe një person tjetër, por saktësisht nuk mund ta them,”- ka treguar babai i 13-vjeçares.


Shtuar 27.07.2021 20:13

Tags: ,