Delegacioni i AFA-së u takua me kryeministrin Kurti, në qendër dialogu strategjik dhe projekti i gazit të lëngshëm

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti një delegacion të organizatës Albanians for America (AFA), të përbërë nga Gino Mulliqi, Gëzim Rushiti dhe Janinë Memeti.

Të lidhura

None found

Gjatë bisedës u trajtuan zhvillimet e fundit në vend, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe çështje me peshë strategjike për të ardhmen, përfshirë përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në NATO.

Delegacioni i AFA-së ripohoi qëndrimin në favor të rinisjes së dialogut strategjik Kosovë–SHBA, duke e konsideruar atë si një mekanizëm thelbësor për thellimin e bashkëpunimit në fushat e sigurisë, ekonomisë, energjisë dhe forcimit institucional.

Në takim u diskutuan gjithashtu mundësitë për projekte strategjike ekonomike dhe energjetike, me vëmendje të posaçme ndaj projektit të gazit të lëngshëm natyror (LNG). Sipas AFA-së, ky projekt do të ndihmonte në larmimin e burimeve të energjisë, fuqizimin e sigurisë energjetike dhe krijimin e rrugëve të reja për investime e zhvillim ekonomik në Kosovë.

Përfaqësuesit theksuan po ashtu rolin e rëndësishëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe SHBA-së, duke shprehur përkushtimin e AFA-së për të vijuar promovimin e interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Në fund të takimit u nënvizua domosdoshmëria e angazhimeve të përbashkëta për të forcuar më tej partneritetin Kosovë–SHBA dhe për të avancuar objektivat strategjike të Kosovës në rrugën drejt integrimit euroatlantik.


Shtuar 29.07.2026 14:02

holiganbetJojobetcasibom girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetmadridbetcasibomjojobetMadridbetMadridbetjojobetcratosroyalbetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetBahis SiteleriBahis Sitelericasibom