Arsenali synon afrimin e yllit brazilian, Guimaraes në qendër të merkatos

Bisedimet mes Arsenalit dhe Newcastle United kanë hyrë në një fazë të përshpejtuar, me synim finalizimin e kalimit të mesfushorit Bruno Guimaraes te skuadra londineze. Shifrat e kësaj lëvizjeje në merkaton e verës pritet të lëvizin rreth vlerës së 88 milionë eurove.

Të lidhura

None found

Sipas raportimeve të TEAMtalk, kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet dy klubeve angleze janë shtuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, duke sinjalizuar një afrim të mundshëm të marrëveshjes.

Klubi i Arsenalit e ka vendosur mesfushorin brazilian në krye të listës së përforcimeve për sezonin 2026/27, si pjesë e një plani ambicioz për të rindërtuar repartin e mesfushës.

Ish-futbollisti i Lyonit u ka komunikuar vetë drejtuesve të Newcastle dëshirën e tij të qartë për të nisur një etapë të re karriere. Ai synon të jetë pjesë e garave të rregullta në kompeticionet evropiane dhe e sheh me entuziazëm projektin sportiv të prezantuar nga trajneri Mikel Arteta.

Ndonëse çmimi fillestar i vendosur nga Newcastle për kapitenin e tyre ishte rreth 116 milionë euro, vullneti i fortë i lojtarit për t’u transferuar ka shtyrë klubin të rishqyrtojë qëndrimin e tij. Edhe pse trajneri Eddie Howe dëshiron ta mbajë atë në “St James’ Park” pas katër vitesh e gjysmë bashkëpunimi, oferta konkrete e Arsenalit ka nxitur diskutime serioze për strukturën e pagesës.

Negociatat e nisura të martën mësohet se janë fokusuar kryesisht te mënyra se si do të paguhet shuma e dakordësuar prej 88 milionë eurosh. Megjithëse qëndrimi zyrtar i Newcastle është se ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, të dy palët po vijojnë punën për të harmonizuar detajet e fundit kontraktuale.

Pritet që në orët në vijim të zhvillohen raunde të reja takimesh mes përfaqësuesve të dy ekipeve. Afrimi i Guimaraes do të përbënte goditjen më të rëndësishme të “Topçinjve” në këtë afat kalimtar, duke përforcuar pretendimet e tyre për të sfiduar sërish për trofeun e Ligës Premier.


Shtuar 29.07.2026 12:51

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibom