Një shpërthim i fuqishëm, që pasoi lëkundjet sizmike të së martës në kompleksin tregtar Aeon Mall në Kumamoto të Japonisë, ka shkaktuar vdekjen e tre personave, ndërsa tre të tjerë vijojnë të jenë në kërkim.
Të lidhura
None found
Gjatë një konference për mediat, presidenti i qendrës, Akio Yoshida, dha bilancin e përditësuar dhe korrigjoi një raportim të mëhershëm, duke bërë të ditur se njoftimi për katër persona të zhdukur nuk ishte i saktë.
Yoshida shtoi se një tjetër qytetar ka pësuar arrest kardiak si pasojë e ngjarjes, teksa skuadrat e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë operacionin në vendngjarje për të lokalizuar personat që mungojnë.
Autoritetet dyshojnë se shpërthimi i regjistruar menjëherë pas tërmetit ka ardhur si rezultat i një rrjedhje gazi.
