Banorët e Strugës dhe zonave fqinje kanë ndjerë mëngjesin e sotëm një lëkundje tërmeti, e cila u vlerësua me një intensitet prej tre gradësh sipas matjeve të Shkallës Evropiane Makrosizmike.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit zyrtar nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, lëkundja kishte origjinën në territorin shqiptar, me një distancë rreth 144 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit maqedonas. Magnituda e regjistruar ishte 4 ballë e shkallës Rihter.
