Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë zonat pyjore në jug të Turqisë, teksa forcat e emergjencës po përballen me vështirësi të mëdha për shkak të erës së fortë që favorizon përhapjen e flakëve në provincën e Antalias.
Vatra e zjarrit ka rënë në afërsi të Kasit dhe autoritetet kanë nisur një operacion të gjerë shuarjeje, duke mobilizuar burime të shumta si nga ajri, ashtu edhe nga toka për të marrë nën kontroll situatën.
Të lidhura
None found
Për këtë mision janë angazhuar 6 helikopterë, 3 avionë zjarrfikës, 14 mjete tokësore zjarrfikëse, 5 automjete për transportin e ujit, 2 mjete të reagimit të shpejtë dhe 135 efektivë të shërbimit pyjor, raportojnë mediat lokale.
Megjithë angazhimin e menjëhershëm dhe të shkallëzuar, era mbetet një faktor i rrezikshëm që pengon izolimin e plotë të vatrës. Operacioni vazhdon pandërprerë dhe ekipet e zjarrfikësve ndodhen në gjendje gatishmërie të lartë.
