Protestë me grafite në Prishtinë pas vdekjes tragjike të një punëtori në kantier

Mbrëmjen e sotme, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist realizoi një aksion me grafite në kryeqytet, si shprehje e zemërimit dhe dhembjes për humbjen e jetës së një punëtori në një vendpunishte në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Përmes një komunikate, grupi shprehu se e ndoqi me indinjatë dhe trishtim të thellë skenën e radhës fatale të kapitalizmit të pamëshirshëm dhe vdekjeprurës, i cili shtoi një tjetër viktimë nga kantierët e ndërtimit dhe plagosi disa punëtorë të tjerë.

“Prej kohësh, mafia e ndërtimit po ndërton objekte mbi kurrizin e gjakosur të punëtorëve, teksa shteti bëhet ortak në fuqizimin e pushtetit dhe në shtypjen brutale të klasës punëtore. Në një vend që mbi të gjitha duhet t’u përkiste punëtorëve, për kapitalistët mafiozë sakrifica për fitim janë qeniet njerëzore, të cilat flijohen për të ngopur lakminë e tyre për para dhe akumulim. Të paguar keq, të trajtuar në mënyrë çnjerëzore dhe të shtrënguar të punojnë edhe në temperatura të larta, punëtorët e ndërtimit jetojnë në kufirin e mbijetesës. E gjithë kjo ndodh derisa institucionet shtetërore herë korruptohen e herë tregohen krejtësisht indiferente ndaj fatit të klasës punëtore”, theksohet në reagim.

Në vazhdim, Kolektivi nënvizon se e përjetojmë realitetin tonë si punëtore/ë përmes shtypjeve të shumanshme që burojnë nga bashkëpunimi midis kapitalit dhe shtetit. Teksa mësojmë për tragjeditë që ndodhin rreth nesh, pushteti përpiqet vazhdimisht të na shpërqendrojë nga varfëria e përbashkët ku na ka zhytur, duke fabrikuar armiq fiktivë. Sipas tyre, kushtet materiale që i detyrojnë shumë prej nesh në marrëdhënie pune çnjerëzore dhe në kufijtë e ekzistencës, janë emëruesi i përbashkët i vuajtjes sonë kolektive.

“Prandaj, sonte ritheksojmë se është e domosdoshme të mobilizohemi për të marrë kontrollin mbi fatin tonë dhe për t’iu kundërvënë çdo forme pushteti që na sundon me përbuzje dhe dhunë, duke vrarë disa prej nesh dhe duke e lënë tjetrën pjesë të rraskapitur e të shtypur. Organizimi ynë duhet të jetë një organizim që mbron jetën dhe dinjitetin përballë klasës kapitaliste”, përfundon deklarata e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.


Shtuar 28.07.2026 22:31

holiganbetJojobetPusulabet girişHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetMadridbetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibom